Trupat e dy fëmijësh janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës 7 katëshe që u shemb mëngjesin e të mërkurës në Turqi në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze. Zëvendësministri i Brendshëm turk, Mehmet Aktas njoftoi se trupi i 12-vjeçarit i përket Emir Bilir.
Autoritet turke kanë bërë me dije se 5 anëtarë të një familjeje u bllokuan nën rrënoja dhe nisën kërkimet me shpresën për t’i nxjerrë gjallë. Shembja e ndërtesës ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel ndërsa arsyeja mbetet ende e paditur.
Policia, zjarrfikës, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje, duke marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve. Në operacion po marrin pjesë 147 shpëtimtarë, përfshirë 80 zyrtarë të AFAD-it, si dhe anëtarë të organizatave vullnetare dhe të bashkisë. Po përdoren dy qen kërkimi të trajnuar, tetë pajisje zbulimi të personave të bllokuar, dy dronë dhe 52 automjete.
A residential building collapsed in #Kocaeli. According to preliminary reports, citizens are trapped under the rubble.#Turkey pic.twitter.com/IgNcoGlOAI
— Karina Karapetyan (@KarinaKarapety8) October 29, 2025
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...