Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për takimin e djeshëm me homologun nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun.
“Këto janë takime të rregullta, nuk është ndonjë lajm i veçantë, ne kemi takime të rregullta”, ka thënë Limaj në Rubikon.
“Z. Abdixhiku e ka paralajmëruar edhe para disa ditësh një takim që e kemi lënë, kemi takime të rregullta, ka raste me qenë të hënën [kur dështoi formimi i qeverisë], për shkak të agjendave tona”.
“Njëherë ka pasë me ndodhë të premten. Takimi i së hënës, që me e përmbledhë, është natyrisht…takohen dy kryetarë partish, një parti siç është LDK-ja dhe drejtuesi i saj që ka një peshë të jashtëzakonshme në skenën politike”.
Ai shtoi se dyshja folën për shqetësimet dhe brengat e situatës aktuale të mosformimit të qeverisë.
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...