Napoli ka arritur të shënoj fitore minimale me rezultat 0-1 në udhëtim tek Lecce në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa të parët që erdhën në mundësi shënimi ishin vendasit, shkruan Arbresh.info.
Gjatë minutës së 55-të, Lecce fitoi penallti mirëpo nga pika e bardhë gaboi Camarda.
Disa minuta më vonë saktësisht në të 69-tën, Napoli kaloi në epërsi me golin e Anguissas pas një asistimi nga David Neres.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Napoli arkëtoi tri pikë të reja që e mbajnë lider. Pas nëntë ndeshjeve skuadra e Contes ka 21 pikë, kurse Lecce gjashtë sosh dhe ndodhet në pozitën e 16-të.
Në këtë sfidë për Leccen u paraqitën dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.
I pari luajti deri në minutën 77-të, kurse Ramadani u paraqit gjithë ndeshjen.
Derisa tek Napoli, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi në bankën rezervë. Ai sapo është rikthyer nga lëndimi i cili e mbajt dy muaj jashtë fushave. Minuta pritet të marrë në ndeshjen e fundjavës ndaj Comos.
Gjersa, Lecce në javën e 10-të takohet me Fiorentinën./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...