Liga e Parë nga javë në javë është duke u bërë e jashtëzakonshme dhe mjaft interesante, sidomos kur po takohen skuadrat të cilat kanë emër në futbollin kosovar.
Një super përballje pritet të luhet të shtunën në ‘Ferki Aliu’ mes Vushtrrisë dhe Trepçës, shkruan Arbresh.info.
Një derbi rajonal që gjithmonë ka prodhuar rivalitet jo vetëm në fushë por edhe në tribuna.
Ende pa nisur mirë kjo sfida, një paralajmërim të fortë e ka bërë tifogrupi mitrovicas “Torcida”, të cilat kanë paralajmëruar udhëtim masiv për këtë përballje.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook të tyre, tifogrupi mitrovicas ka hedhur edhe ‘kunja’ për ta rivalizuar edhe më shumë derbin.
“I joni çdo qytet” dhe “Shkelim paralagje” kanë qenë dy mesazhet e Torcidës para kësaj sfide.
Kujtojmë se “Torcida” e “Forca” nuk gëzojnë raporte të mira mes vete, dhe në disa ballafaqime të tyre më parë mes tyre ka pasur edhe tifozë të lënduar.
Tashmë një gjë është e sigurt, spektakli dhe atmosfera do të jenë në maksimum./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...