Ministrja e Arsimit në Shqipëri , Mirela Kumbaro Furxhi ka konfirmuar raportimet se Liburn Aliu, ish-ministër në qeverinë Kurti 2 është emëruar në krye të Portit të Durrësit.
Në një postim në Facebook, ajo tha se është një zgjedhje e goditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, shkruan Arbresh.info.
“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë Zgjedhje e goditur Belinda Balluku Urime e me krahë të lehta!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...