Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje shqiptare në Serravalle, Itali, pas gjetjes pa jetë të djalit të tyre 19-vjeçar, Flavio Saraçi.
Sipas mediave italiane, trupi i pajetë i Flavios u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte. Raporti mjekësor tregoi se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe, sipas informacioneve, nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe ishte në gjendje të mirë fizike.
Kryetari i bashkisë së Serravalle ka shprehur keqardhjen e tij dhe ka ngushëlluar familjen për humbjen e parakohshme të djalit.
“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen dhe miqtë. Bashkohem me hidhërimin e prindërve,” tha ai.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe shqiptar në Serravalle, duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjen dhe të njohurit e Flavios.
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran