Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të flasë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike edhe pas përfundimit të mandatit të saj në pranverën e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës është ai që vendos për këtë, duke theksuar se nëse qytetarët duan që ajo të vazhdojë të japë kontribut për Kosovën, ajo do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani. Mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës dhe nëqoftëse populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për republikën tonë, atëherë do të vazhdoj ta jap atë kontribut. Në qoftëse qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontribut në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Me rëndësi është që unë do të vazhdoj të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional, qoftë politik”, tha Osmani./DW
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...