Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Laszlo Szabo.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Mustafa, gjatë takimeve, i njoftoi ata për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane.
“Duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës dhe të Hungarisë, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këto dy shtete mike, në të gjitha fushat”.
“Ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George William Vella, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Maltës për zhvillimin ekonomik, integrime evropiane dhe proceset tjera të Kosovës”.
“Ministri Vella, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maltës për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën”.
“Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Laszlo Szabo, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë, theksoi gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në rrugën eurointegruese, përmes ofrimit të përvojave të Hungarisë”.
“Gjatë takimit me zëvendësministrin Szabo, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, një theks i posaçëm iu kushtua mundësive të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...