Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka folur hapur për sfidat e tij personale dhe profesionale gjatë fillimeve të karrierës, marrëdhënien me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli, si dhe për ri-zgjimin e tij në fe, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Fero e pranoi se kishte bërë gabime në të kaluarën dhe për to është penduar, ndërsa theksoi se angazhimi në religjion i ka dhënë mburojë dhe e ka ndihmuar të largohet nga gjërat e këqija. “Me të tregu drejt, unë [si dola] është, [nga] ndihma që e kam pasur pak prej religjionit, fesë, kur kam nisë me u merr me religjion, edhe kjo ka qenë ndihma ime për me u largu prej gjërave të këqija se automatikisht nëse e dinë që një djalë apo një vajzë është duke u marrë me fe, automatikisht ai e ka një mburojë… sepse ai më pas është i fokusuar vetëm tek gjërat e mira. Dhe kjo ka qenë njëfarë mburoje për mu”, ka deklaruar reperi.
Ai zbuloi gjithashtu se ri-zgjimi i tij në fe kishte ndodhur për herë të parë gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim. “Me të tregu drejt, kur kam filluar që të falem, kam qenë në paraburgim edhe kur e kam falë vaktin e parë jam ndier shpirtërisht tepër mirë dhe vetë më erdhi që të falem [në paraburgim]”, tha Fero.
Reperi shtoi se kishte provuar të falet edhe më herët, por nuk dinte të kryente ritualin e faljes si duhet para Zotit.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...