Talenti brazilian Endrick pritet të largohet përkohësisht nga Real Madridi në janar, me qëllim që të ketë më shumë hapësira loje.
Bisedimet për një huazim janë tashmë në zhvillim, ndërsa lojtari dëshiron të luajë rregullisht për të rritur shanset e tij për një thirrje në Kupën e Botës 2026.
Real Madridi është i hapur ndaj një huazimi të mundshëm, duke parë si prioritet zhvillimin e mëtejshëm të 18-vjeçarit.
Endrick që nga ardhja e trajnerit të ri Xabi Alonso, nuk e ka marrë asnjë minutë.
Fillimisht ai pati një lëndim që e mbajti jashtë fushave, mirëpo edhe pas rikthimit nuk po gjen momentin dhe formën e duhur.
Në 37 ndeshje të luajtura që nga transferimi i tij nga Palmeiras, ai ka realizuar shtatë gola dhe një asistim./Arbresh.info
🚨🇧🇷 Endrick, expected to leave Real Madrid on loan in January with talks already taking place.
The Brazilian wants to play more also ahead of World Cup 2026…
…and Real Madrid are understood to be open to a loan move for Endrick. 👀🔜 pic.twitter.com/dacH2q2vge
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 21, 2025
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...