Liga e Parë vazhdon këtë mesjavë ku do të luhet xhiroja e 13-të.
Ndeshja mes Tefik Çangas dhe Ramiz Sadikut e hap këtë javë, me duelin i cili zhvillohet ditën e sotme me fillim nga ora 13:00, shkruan Arbresh.info.
Sfida kryesore dhe derbi i kësaj jave luhet në Prizren, ku Liria e pret në shtëpi Vëllaznimin.
Një takim tjetër i rëndësishëm është ai midis Suharekës dhe Trepçës ’89. Lideri, Vushtrria do të takohet me Istogun.
Trepca do të takohet me Vjosën kurse Dinamo e Ferizajt luan ndaj Kikas. Rilindja 1974 e Faruk Statovcit luan derbin lokal me Besa Pejan.
Ndërsa KEK-u do të takohet me Prizrenin. Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe 2 Korrikut është shtyrë./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...