Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për Arbresh.info se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, njoftoi Pllana./Arbresh.info
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...