Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave, si dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale në 1,494 vendvotime.
Po nga këto vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për kuvendet komunale në 1,494 qendra votimi. Në total, nga 5,142 kuti votimi që i përkasin dy llojeve të zgjedhjeve, deri tani janë procesuar 3,025.
Aktivitetet në QKN janë përmbyllur tashmë në 13 komuna: Hani i Elezit (të hënën), Junik, Mamushë, Zveçan (të martën), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (të mërkurën).
Në kuadër të Qendrave Komunale të Numërimit zhvillohen tre procese kryesore: Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave; Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale; Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.
Rezultatet e përditësuara nga QKN-të po publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet lokale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/.
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...