Gjashtë persona janë arrestuar në Viti nga policia pas një përleshjeje fizike që ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.
Policia ka njoftuar se të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, të gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./Arbresh.info/
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin