Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar rinovimin e kontratës me mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.
28-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në përpjekjen e tyre për të fituar kurorën e dyfishtë sezonin e kaluar, dhe si shpërblim, erdhi një kontratë e re.
Futbollisti dhe klubi kanë rakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2029, shkruan Arbresh.info.
“Mesfushori Frenkie de Jong ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2029, pasi të mërkurën holandezi nënshkroi kontratën e tij të re së bashku me presidentin Joan Laporta në zyrat qendrore të klubit”, thuhet në njoftim.
De Jong iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi në një transferim me vlerë 75 milionë euro.
Deri më tani, ai ka luajtur 183 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola./Arbresh.info
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij