Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovë pas rezultateve pozitive në këto kualifikuese dhe sipas tij Dardanët meritojnë të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.
Kosova ka treguan një formë të mirë së fundmi, duke mposhtur Suedinë në Prishtinë, duke barazuar me Sllovenin në kryeqytet dhe për të fituar përsëri ndaj skandinavëve në udhëtim.
Këto 7 pikë nga tri ndeshjet e fundit kanë ngjallur shpresat për një kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror dhe të gjithë tashmë po bëjnë kalkulimet për dy ndeshjet e mbetura.
Sipas të parit të FSHF-së, Duka, Kosova ka futbollistë cilësor dhe e meriton të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.
“Kosova ka përbërje shumë të mirë. Ka futbollistë me shumë kualitet dhe nuk është farë surprizë që i fiton këto dy ndeshje”, ka thënë fillimisht Duka për Euronews Albania.
“E thash edhe në fillim nuk është se ka shumë diferenca. E meritoj, e super-meritoj fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoj edhe mbrëmë dhe meriton të jetë pjesë e Kampionatit Botëror”.
“Dy kombëtaret në play-off? Fantastike. Nëse do të arrijmë që të mbështesim dy, por edhe nëse do të kemi një, prapë do të jemi të gëzuar”, përfundoi i pari i FSHF-së.
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...