Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur përfundimin zyrtar të luftës dyvjeçare në Gaza, pas një marrëveshjeje armëpushimi që përfshinte lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
Sipas marrëveshjes, e nënshkruar nga Trump dhe ndërmjetësit nga Egjipti, Turqia dhe Katari, grupi Hamas dorëzoi të hënën pengjet e fundit izraelite të mbijetuara, ndërsa Izraeli liroi me dhjetëra të burgosur palestinezë.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte marrë 20 pengjet që konsideroheshin ende gjallë, të cilët iu dorëzuan Kryqit të Kuq dhe u transferuan nga Gaza.
Në Tel Aviv, mijëra qytetarë u mblodhën në “Sheshin e Pengjeve”, ku shpërthyen në lot gëzimi dhe përqafime sapo u konfirmua lajmi i lirimit.
Nga ana tjetër, Hamas dorëzoi edhe katër arkivole, me trupat e disa pengjeve që kishin ndërruar jetë gjatë konfliktit.
Ndërkohë, në Gaza, qindra familjarë pritën me emocione në spitale dhe qendra pranimi, ku mbërritën autobusët me të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli.
Menjëherë pas shkëmbimit, Presidenti Trump organizoi një samit në Egjipt, ku morën pjesë liderë myslimanë dhe evropianë, për të diskutuar të ardhmen e Rripit të Gazës dhe mundësinë e një paqjeje më të gjerë rajonale.
As Izraeli dhe as Hamas nuk ishin të pranishëm në këtë takim, duke treguar se ende nuk ka një marrëveshje për hapat e ardhshëm politikë.
Lufta, që zgjati dy vite, ka shkaktuar mijëra viktima, shkatërrim masiv dhe një krizë humanitare të thellë në Gaza. Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në vendet fqinje dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...