Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi tha një lidhje direkte në KosovaLive në T7 se “qytetarët janë të interesuar që të zgjidhet Presidenti dhe të mos ketë bllokada”, ndërsa nuk tregoi nëse partia në pushtet do të vazhdojë e vetme procedurën që nisi mbrëmë, e cila u konsiderua se po cenon rendin kushtetues.
Ai tha se populli “ka folur”, dhe se vendimet e gjykatave, në këtë rast, edhe një vendim eventual i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces, do të merrej “në emrin e popullit”.
“Çdo gjykim i secilit institucion të gjykatës merret në emrin e popullit. Kur populli foli dy herë brenda vitit, çka duam tjetër”, tha ai.
I pyetur se çfarë kanë në plan të bëjnë në vazhdimin e seancës në orën 14:00, Azemi nuk tregoi nëse do të vazhdojnë me rundin e dytë të votimit.
“A është apo jo kushtetuese është vetëm një institucion që e ka për obligim dhe në mandat ta interpretojë – ajo është Gjykata Kushtetuese. Deklarimet tjera konsideroj që janë krejtësisht të pabaza”, tha ai.
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...