Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026

12:57 | 28 Prill 2026
E.K

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shprehur mirënjohje të thellë për U.S. Embassy Pristina për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme në organizimin e Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026, duke e cilësuar këtë përkrahje si dëshmi të besimit të Shtetet e Bashkuara ndaj potencialit zhvillimor të Prishtina dhe Kosova.

Sipas Ramës, kjo konferencë përbën një moment kyç për kryeqytetin, duke e pozicionuar Prishtinën në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike dhe investuese në rajon. Ai ka theksuar se ngjarja do të shërbejë si platformë për krijimin e partneriteteve të reja strategjike, nxitjen e investimeve të huaja dhe promovimin e potencialit ekonomik të vendit.

Rama ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë American Chamber of Commerce in Kosovo, janë përmbyllur hapat e fundit drejt realizimit të kësaj konference, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të zhvillimit ekonomik të organizuara ndonjëherë në Prishtinë.

Ai ka vlerësuar se ky organizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme ekonomike për vendin, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe përfitime konkrete për qytetarët, ndërsa shprehu pritjen për të mirëpritur investitorë, kompani dhe partnerë nga SHBA-ja dhe vende të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale