Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi nga takimi i tyre në Tiranë.
“Sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama.
Gjatë ditës, von der Leyen është pritur në takim edhe nga presidenti Bajram Begaj.
Vizita e presidentes evropiane vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sa i përket hapjes së grupkapitujve me Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...