Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 12 tetori është fitues për këtë subjekt politik në 12 komuna.
Në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve, Abdixhiku shpalli fitoren e LDK-së në Istog, Lipjan dhe Junik, ndërsa tha se prin në Viti, Obiliq dhe Dragash.
“Ne do ta quajmë një konferencë të fitores së madhe të LDK-së. Dua t’i uroj të gjithë qytetarët për një proces demokratik. Ky shembull është një standard i lartë i demokracisë. Me këtë proces dua të them se jemi fitues të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
“Dua ti falenderoj votuesit e LDK-së që na dhanë mbështetje në këto zgjedhje lokale. LDK konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në gjithsej 12 komuna. Pra 12 tetori është i 12 komunave të LDK-së. LDK sonte shpall fitoren në raund të parë: Istog, Lipjan dhe në Junik. Afër këtij urimi jemi edhe për Gazmend Muhaxherin. Me vota në Kosovë, LDK në Pejë është rreth 49%, presim që me votat e mërgatës të kalohet mbi 50%. Kur jemi te kryetarët e tashëm dhe të ardhshëm, urojmë Përparim Ramën. Në Prishtinë, pas 12 vitesh LDK është parti e parë edhe për kandidatë edhe për Kuvend Komunal dhe ky kthim i yni është shenjë e një pune të madhe të Përparimit dhe të LDK-së, forcimit vërtet të LDK-së. Me mbi 70% të votave të numëruara Përparim Rama ka 36%”, tha Abdixhiku
“LDK poashtu prin edhe në: Viti me Sokol Halitin, Obiliq me Xhafer Gashin dhe në Dragash”, tha tutje ai në konferencë.
“Balotazh në Suharekë me 33%, në Gjilan dhe në Rahovec”, tha Abdixhiku./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit