Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mbajtur një konferencë për media.
Ajo tha se qytetarët e Kosovës po e dëshmojnë sot se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës së tyre. “Ata po votojnë për komunat që duan t’i shohin të zhvilluara”, ka theksuar ajo.
Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.
“Sot më shumë se kurrë, po shihet qartë që qytetarët duan stabilitet dhe zhvillim. Jemi të bindur se dita do të përmbyllet me pjesëmarrje të lartë, me shumë lajme të mira nga çdo komunë e vendit, dhe me një proces zgjedhor që do të konfirmojë pjekurinë demokratike të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten