Voton Abdixhiku: Zgjedhjet janë festë e demokracisë

12:26 | 12 Tetor 2025
E.H

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar në zgjedhjet lokale bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se zgjedhjet janë festë e demokracisë, teksa theksoi se sot vendimmarrja kthehet tek qytetarët.

“Kosova ka qenë gjithmonë shembull i organizimit zgjedhor, falë një populli që e do demokracinë dhe e ushtron atë me përgjegjësi. Sot, një falënderim i veçantë u shkon të gjithë komisionerëve, vëzhguesve, institucioneve të rendit dhe Policisë së Kosovës; për përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin garantojnë një proces shembullor”, shkroi Abdixhiku.

“Në veçanti, një urim i posaçëm për të gjithë ata që këtë herë votojnë për herë të parë. Mirë se vini në vendimmarrjen demokratike, në aktin më të lartë të pjesëmarrjes qytetare në Republikë, Urime Kosovë. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale