Nga sot, më 12 tetori,nis të zbatohet sistemi i ri, progresiv, i hyrjeve dhe daljeve në vendet e Bashkimit Evropian, i cili zbatohet për udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së. Ky është hapi i parë drejt regjistrimit elektronik të të dhënave për ata që hyjnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra.
Periudha e tranzicionit nuk nënkupton që sistemi do të jetë aktiv në çdo pikë kufitare. Fillimisht, ai do të aplikohet në mënyrë periodike, për disa orë, në pika të caktuara kalimi.
“Gjashtë muaj është periudha e tranzicionit. Në fund të kësaj periudhe gjashtëmujore, sistemi i hyrjes-daljeve do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe vulosja e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik në sistem.”
Sistemi i hyrjeve-daljeve (Entry/Exit System – EES) do të thotë se udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së, gjatë kalimit të parë kufitar, do të identifikohen përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës.
Në hyrjet e mëvonshme, do të kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e udhëtarit tashmë do të jenë të regjistruara në sistem.
Zbatimi i plotë i këtij sistemi do të nisë në prill të vitit të ardhshëm.
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...