Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.
Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.
Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.
Në këtë mbledhje, qeveria në detyrë ka ndarë edhe 304,511.16 euro për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.
Veç kësaj, ekzekutivi në detyrë ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që thuhet se do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...