Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në komunën e Dragashit, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku qëndronte.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat e plota të rastit.
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...