Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar kryetarin aktual dhe njëherësh kandidat i LDK-së, Përparim Rama, për shkelje ligjore lidhur me kontratën për sheshin “Xhorxh Bush”.
“Në ndërkohë, unë e kam bërë edhe një denoncim, sepse vlera me të cilën është lidhur kontrata për sheshin ‘Xhorxh Bush’ nuk përkon me tabelat që janë pjesë e kontratës, të cilat quhen paramasë – parallogari,” ka deklaruar Çeku në Debat Plus.
Për akuzat e tij, Rama ka dhënë një përgjigje, duke thënë se tenderi për sheshin është shpallur më 22 prill 2024 dhe se i janë përmbajtur të gjitha pikave ligjore dhe kriteret për zonën mbrojtëse të trashëgimisë kulturore.
“Ne e kemi shpallur tenderin me datën 22 prill të viti 2024,, derisa e kemi pasur perimetrin dhe zonën mbrojtëse të trashëgimisë kulturore ku e kemi llojet e ndërtimit të reja që nuk lejohen brenda perimetrit. I kemi të gjitha pikave që iu kemi përmbajtur të gjitha pikave. Derisa ky shtat muaj më pas atë që ka mundur të bëj ta bllokoj Prishtinën që tash thatë se po ia donë të mirën. Qe katër vjet e bllokon Prishtinën në mënyrë direkete, në pikën 1.8 që e ka shtu kundërligjshëm mbas shtatë muajve që ne e kemi shpallur tenderin vetëm e vetëm me blloku këtë projekt”, ka deklaruar Rama.
Ndërsa, Çeku i thotë nëse i kanë dërguar në gjykatë këto pretendime.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...