Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Hodonoc të Kamenicës, e cila dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar e më pas është liruar me vendim të prokurorit, shkruan Policia e Kosovës.
Të dyshuarit i është konfiskuar një dokument me qëllim të prezencës së tij në seancë gjyqësore.
“Fsh. Hodonoc, Kamenicë 07.10.2025-16:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë me drejtues mashkull shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa i është konfiskuar një dokument me qëllim të prezencës së tij në seancë gjyqësore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...