Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, janë kryer 779 mamografi në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e grave.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se shërbimi i mamografisë ofrohet falas në gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë