Është suspenduar nga puna edukatorja, Behare Gashi, e cila dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj një fëmjije në një kopsht private të qytetit të Lipjanit.
Lajmin e ka bërë të ditur kopshti ‘’MAMA KIDS ACADEMY’’ .
‘’Edukatorja më nuk është më pjesë e stafit tonë, për momentin e kemi pezulluar nga puna për shkak se me qenë sa ma transparentë me prindin e vajzës në fjalë’’ thonë nga ‘’MAMA KIDS ACADEMY’’ për Indeksonline.
‘’Ja kemi lënë komplet shtetit në dorë, nuk kemi ka me mshef’’ thuhet më tutje.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës.
Ndryshe, Shaban Avdyli, përmes një postimi në Facebook, pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës, Behare Gashi.
‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një mësuese Behare Gashi ka rrëzuar për tokë dhe ajo ka marrë lëndime serioze në fytyrë.Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë fëmije’’, ka shkruar Avdyli.
Nga kopshti në fjalë thanë se tashmë deklaratat janë dhënë në organet e rendit.
‘’Deklaratat i kemi dhënë në Polici, prokuroria është duke u marrë me këtë pjesë’’ kanë thënë fillmisht nga kopshti.
LEXO EDHE:
Një fëmijë lëndohet në një çerdhe në Lipjan, policia interviston edukatoren
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...