Të gjithë personat që ndodheshin në sallën ku po zhvillohej seance gjyqësore në Tiranë në momentin kur 30-vjeçari Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, janë shoqëruar në polici.
Sipas Klan News, në mesin e të shoqëruarve janë palët e përfshira në proces, punonjësit e gjykatës e rojet e sigurisë. Ata mësohet se po merren në pyetje, por deri më tani nuk raportohet për të ndaluar.
Në fokus të hetimit do të jetë mënyra se si autori arriti të fuste armën brenda në gjykatë. Paraprakisht raportohet se ai është futur brenda nga hyrja e publikut.
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...