Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka mbajtur takim me qytetarët e lagjes Dardania, ku foli për lidhjen e tij personale me këtë pjesë të qytetit dhe sfidat me të cilat përballet ajo sot.
“Menjëherë pas luftës, lagjja e parë që kam banuar ka qenë Dardania. Kjo lagje më ka bërë me u dashuru në Prishtinën tonë”, tha Çeku para të pranishmëve, duke shtuar se edhe bashkëshortja e tij është nga kjo lagje – një lidhje emocionale që, sipas tij, e ka forcuar përkushtimin për të kontribuar për një të ardhme më të mirë të kryeqytetit.
Ai e cilësoi Dardaninë si një prej lagjeve me potencial të madh, por që përballet me probleme të shumta të trashëguara ndër vite.
“Kjo lagje ka edhe shumë probleme. Prandaj, Dardania ka nevojë për vizion. Duhet punë sistematike, përkushtim dhe duhet me dashtë këtë vend – sepse pa e dashtë, nuk mundesh me ndreq. Ka ardhë koha që problemet e Prishtinës me i zgjidh me themel”, theksoi Çeku.
Në takimin me banorët, ai shpalosi pjesë të programit të tij, duke premtuar një qasje të thellë e gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit urban, infrastrukturës, hapësirave publike dhe shërbimeve në Dardani dhe në të gjithë kryeqytetin./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...