Ramiz Lladrovci në takim me qytetarët e Drenasit, ka premtuar se ofron qeverisje kampion në nivel nacional, punë, projekte për kushte sa më të mira, për qytetarët dinjtoz e krenarë.
Në fjalën e tij, Lladrovci theksoi se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është dëshmi e besimit dhe mbështetjes që kanë për punën dhe platformën e ekipit të tij. Ai theksoi se ndryshe nga kundërkandidatët, Lista “Për Drenasin Kampion” nuk ofron favore politike, prona apo vende pune si shpërblim elektoral, por ofron një qeverisje të bazuar në transparencë, projekte konkrete dhe përkushtim për qytetarin.
“Ne nuk mashtrojmë me favore e drejtori, nuk premtojmë toka e restorane, por ofrojmë qeverisje kampion, projekte të qëndrueshme dhe dinjitet për qytetarët e Drenasit,” tha Lladrovci, duke shtuar se programi për mandatin e ardhshëm përmban “101 arsye për Drenasin Kampion”.
Ai e cilësoi Drenasin si “zemra e Kosovës”, duke theksuar se synimi i ekipit të tij është të vazhdojnë me qeverisje shembull në nivel kombëtar./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve