Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemaj Aliun, me 2 mijë euro gjobë. Ky dënim ndaj Aliut, është bërë për shkak të shfrytëzimit të burimeve dhe institucioneve publike shtetërore për qëllime elektorale për fushatën personale për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në njoftim e PZAP–së theksohet se Aliu e ka shfrytëzuar faqen zyrtare të kësaj komune në Facebook, për të publikuar postim lidhur me garën zgjedhore.
Aty theksohet edhe se në postimin në fjalë janë shpërndarë foto dhe slogani i kandidatit për kryetar të Shtimes.
Në vendimin e PZAP-së, VV-ja urdhërohet që të gjobën prej 2 mijë eurosh ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.
Po ashtu, në vendim, kjo parti urdhërohet edhe që nga momenti i marrjes së vendimit, të largohet postimi i publikuar në faqen e komunës.
Ndryshe, ankesën rreth këtij rasti, e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës.
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...