Superkompjuteri i “Opta” ka ndryshuar parashikimin për favoritët e Champions League pas xhiros së dytë të fazës së grupeve.
Analiza e të dhënave nga 18 ndeshjet e fundit ka sjellë ndryshime në renditjen e ekipeve, duke rikthyer vëmendjen nga Liverpool drejt Arsenalit, në veri të Londrës.
Ekipi i Mikel Arteta ka tani përqindjen më të lartë pozitive të mundësisë për triumf mes 36 skuadrave të fazës, rreth 18%. Liverpool-i, që humbi në Stamboll, dhe PSG, fituese në Barcelonë, e mbyllin podiumin me 14.70% dhe 13.96% shanse respektivisht.
Pas tyre renditen Manchester City dhe Bayern Munich, njëri me barazim ndaj Monaco dhe tjetri me fitore të thellë ndaj Pafos.
Ekipet spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid renditen të gjashtët dhe të shtatët.
Barcelonës i jepen 8.25% shanse, ndërsa Real Madridit vetëm 4.94%, pavarësisht se ndan kreun e golashënuesve të fazës së grupeve me Bayern Munich.
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...