Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se në cdo proces zgjedhor shfaqen organizata të ashtuquajtura joqeveritare që krijohen në minutën e fundit vetëm për t’u akredituar si vëzhgues.
Ai ka thënë se këto struktura nuk janë rastësi dhe se ato e keqpërdorin vëzhgimin për të shtyrë përpara interesa politike ose ndikime të tjera.
Cakolli ka shtuar se KQZ duhet të tregojë kujdes më të madh dhe të sigurohet që vëzhgimi nga shoqëria civile mbetet real e i besueshëm, e jo i simuluar nga akterë politikë apo parapolitik
“Në çdo proces zgjedhor shfaqen organizata të ashtuquajtura joqeveritare që krijohen në minutën e fundit vetëm për t’u akredituar si vëzhgues. Pa përvojë, pa aktivitete të mëhershme e shpesh edhe me zyra fiktive, ato ekzistojnë vetëm në letër. Këto struktura nuk janë rastësi. Ato e keqpërdorin vëzhgimin për të shtyrë përpara interesa politike ose ndikime të tjera, duke u fshehur pas petkut të shoqërisë civile. Standardet ndërkombëtare janë të qarta: vëzhgimi qytetar duhet të bëhet nga organizata të pavarura, me kapacitet real dhe metodologji të mirëfilltë. KQZ duhet të tregojë kujdes më të madh dhe të sigurohet që vëzhgimi nga shoqëria civile mbetet real e i besueshëm, e jo i simuluar nga akterë politikë apo parapolitik. Së fundi, akreditimi i organizatave (që dalin sikur këpurdhat pas shiut) nuk i shërben transparencës, por përkundrazi, e dëmton besueshmërinë e gjithë procesit.”
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...