Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, kanë mbajtur mbrëmë një takim elektoral në Kodrën e Trimave.
Gjatë këtij takimi, Kurti theksoi se çdo herë që i ka ardhur radha Kodrës së Trimave, qeverisjet e kaluara ia kanë kthyer shpinën.
Ai e ka quajtur këtë një padrejtësi dhe ka premtuar se kjo do të ndryshojë këtë vjeshtë.
“Sa herë që i ka ardhur radha Kodrës së Trimave, qeverisjet ia kanë kthyer shpinën. Kjo është padrejtësi, dhe kjo padrejtësi do të marrë fund këtë vjeshtë. Me Hajrulla Çekun kryetar, do të kemi një kryeqytet që zhvillohet me plan, jo me improvizime, për secilën lagje, secilin fshat”, tha ai./Arbresh.info
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...