Drita nesër luan sfidën e parë dhe historike në kuadër të Ligës së Konferencës, ku përballet me KuPS-it.
Në konferencë për media një ditë para ndeshjes së bashku me trajnerin ka dal edhe futbollisti, Almir Ajzeraj, shkruan Arbresh.info.
Ajzeraj e ka quajtur ndeshje historike, dhe pret paraqitje sa më të mirë.
“Është hera e parë për klubin dhe për mua si futbollist në këtë garë. Kemi punuar për ta pritur këtë ditë dhe besoj se jemi gati të paraqitemi sa më mirë në ndeshje”, ka thënë Ajzeraj.
Ai ka vlerësuar ekipin finlandez, por ka shtuar se Drita synon të kthehet në Kosovë me rezultat pozitiv.
“Atmosfera nuk ka qenë kurrë më e mirë në ekip. Jemi përgatitur maksimalisht dhe presim të dalim me rezultat pozitiv”, ka theksuar ai.
Ndeshja KuPS – Drita luhet të enjten nga ora 18:45 në Tampere të Finlandës.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...