Sllovenia luan dy ndeshje në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Takimin e parë e luan në Prishtinë ndaj Kosovës.
Tashmë trajneri ka prezantuar ekipin për dy ndeshjet e tetorit në konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
Ai ka folur fillimisht për sfidat e muajit shtator ku Sllovenia mori një barazim ndaj Suedisë, ndërsa u mposht nga Zvicra.
“Një muaj ka mbetur pas, pas të cilit gjithçka është e qartë. Pas sfidave të shtatorit, tani na presin dy ndeshje, të cilat do të tregojnë tashmë drejtimin në të cilin do të zhvillohen kualifikimet për ekipin kombëtar slloven”, ka thënë fillimisht Kek në një konferencë për shtyp.
Tutje Kek theksoi se Sllovenia duhet t’i fitoj të dyja ndeshjet.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për atë që na pret në Prishtinë. Dhe pastaj tre ditë më vonë në Stozice. Por me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën… Duhet t’i fitojmë ndeshjet nëse duam të arrijmë diçka më shumë”, shtoi Kek.
Përkundër rezultateve të dobëta në shtator, trajneri ka besim në këtë skuadër.
“Performanca jonë në shtator – veçanërisht në Zvicër – nuk ishte aq e mirë sa të kishim më shumë pikë në llogarinë tonë. Nëse ndodh kështu edhe këtë herë, nuk do të kemi të drejtë as të mendojmë për Kupën e Botës. Ka javë dhe muaj përpara nesh kur do të duhet të jemi në nivelin më të lartë të mundshëm”.
“Pika e fillimit është gjysma e dytë e ndeshjes kundër Suedisë, kur vërtetuam se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Në Bazel, sigurisht që ishim të këqij. Çfarë keqardhjeje. Performanca dhe gjuha e trupit të lojtarëve nuk ishin në nivelin e dëshiruar. Por unë personalisht besoj në këtë ekip!”, përfundoi trajneri i Sllovenisë.
Sllovenia përballet me 10 tetor në Prishtinë, kurse pas tre ditësh do të luaj në shtëpi ndaj Zvicrës./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...