Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit fizik te njëri nga personat është gjetur armë.
Sipas policisë, të njëtit i është gjetur një pistoletë, një karikator i armёs dhe pesë fishekë, shkruan Arbresh.info.
Gjatë intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё
• njё karikator i armёs
• katёr (4) fishekё
• njё (1) fishek
Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.
Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...