Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në një takim përshëndetës Komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend.
Gjatë takimit, Ministri Sveçla e falënderoi Gjeneralmajorin Barduani për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i ka ofruar për institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Republika e Kosovës dhe Italia, vendi prej nga vjen Komandanti Barduani, ndajnë vlera të përbashkëta – paqen, stabilitetin dhe sigurinë për vendin dhe qytetarët tanë,” tha Ministri Sveçla.
Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.
Në fund të takimit, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të Komandant Barduani gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it do të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm.
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...