Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka marrë edhe një lajm të keq në prag të ndeshjes me Serbinë.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen me 11 tetor në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pas Marash Kumbullës dhe Arbër Hoxhës, është lënduar edhe Ardian Ismajli.
Ai pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Torinos, të humbur 2-1 nga Parma, dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 77-të.
Gjithashtu, edhe mesfushori Julian Shehu ka probleme me lëndimet. Ai u zëvendësua në takimin ndërmjet Eidzew Lodzit dhe Rakowit.
Të dy lojtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë gjatë kësaj jave për të përcaktuar shkallën e lëndimeve dhe mundësinë për t’u aktivizuar në ndeshjen kundër Serbisë.
Kjo situatë e bën më të vështirë përgatitjen e kombëtares shqiptare, ndërsa trajneri Sylvinho do të vendosë mbi formacionin final pas ekzaminimeve mjekësore.
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...