Ardian Ismajli ka pësuar dëmtim në ndeshjen që Torino luajti ndaj Parmës.
Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi menjëherë zëvendësim në minutën e 75-të, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte.
Torino ishte në disavantazh 2 me 1, pikërisht në transfertën e Parmës që ka vlerë për javën e pestë të Seria A. Vendin e tij e mori Adams, teksa rezultati mbeti i pandryshuar.
Kujtojmë se Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak dëmtimi, Tashmë duket se fati i keq po e ndjek sërish.
Kjo është një goditje e madhe edhe për Shqipërinë para ndeshjes delikate me Serbinë.
Ky takim mund të vendos nëse kuqezinjtë do ta vazhdojnë ëndrrën për kualifikim në Botëror. Ndeshja me Serbinë luhet me 11 tetor në Leskovc./Arbresh.info
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...