Deputetja e Shqipërisë, Olta Xhaçka është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Xhaçka është shprehur e nderuar për besimin që i është dhënë përmes zgjedhjes në unanimitet, teksa theksoi se ky është një mesazh i fortë se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion, transmeton Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka tutje u shpreh se do të angazhohet me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE.
“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimii se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion. Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar ajo.
“Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, tha Xhaçka./Arbresh.info
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...