Pas fitores ndaj Werder Bremenit, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka komentuar paraqitjen e ekipit dhe suksesin personal.
Anglezi tashmë ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 100 golave në vetëm 104 paraqitje me klubin bavarez.
“Ishte një performancë e shkëlqyer. Nga mënyra se si e nisëm ndeshjen, ndoshta duhet të kishim shënuar një ose dy gola më shumë në fillim. Humba disa raste, por më pas u bëmë gjithnjë e më të mirë. Shënuam në kohën e duhur, pësuam shumë pak raste dhe e mbajtëm topin mirë kur e kishim. Ishte një performancë dominuese dhe thjesht duhet ta vazhdojmë këtë ritëm,” ka deklaruar Kane.
Ai thotë se është i lumtur më arritjen personale tek gjiganti gjerman.
“100 gola në 104 ndeshje për Bayern Munich – është çmenduri edhe për mua, për të qenë i sinqertë. Është një nder të arrij 100 gola për këtë klub të madh. Jam vërtet krenar për këtë”, ka theksuar sulmuesi anglez./rtk
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...