Bersant Celina po kalon në formë të shkëlqyeshme me AIK-un këtë sezon, ku ka realizuar një tjetër gol sot në barazimin 1-1 me GAIS.
Falë golit të Celinës, AIK-u mori një pikë të vlefshme në këtë përballje, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi në minutën e 52-të një supergol për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Ky ishte goli i pestë për Bersantin këtë edicion, krahas edhe pesë asistimeve tjera.
Njëkohësisht ky është një mesazh i qartë për selektorin e Kosovës, Franco Foda, i cili mund ta ftojë Celinën për dy ndeshjet vendimtare të tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Kujtojmë se ai i dha fund “problemeve” të tij me FFK-në disa javë më parë, dhe është gati të rikthehet sërish në kombëtare nëse përzgjedhësi veçse e fton atë./Arbresh.info/
🇽🇰🇸🇪 Bersant Celina with a class goal for @AIKfotboll against @GAIS_SE! 😍⭐️💪pic.twitter.com/RId0B3BNJO
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) September 28, 2025
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...