Prishtina ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Ferizaj me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Një ndeshje e cila nisi me shumë tensione me mbërritjen e “Plisave” në stadium, ku u pritën keq nga “Ujqërit” dhe pati tensionet mes tyre në tribuna. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta deri në zbrazjen e stadiumit, shkruan Arbresh.info.
Me të rifilluar takimi Prishtina u hodh në sulm dhe në minutën e 29-të përmes Ardian Mujës realizoi pwr 0-1.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë Milevski realizoi edhe golin e dytë. Kurse në minutën e 10-të shtesë, Zeqiri shënoi për 0-3.
Edhe në pjesën e dytë Prishtina nuk u ndal dhe me anë të Blendi Baftiut realizoi për 0-4 në minutën e 68-të.
Golin i cili i dha vulë fitores e shënoi talenti, Rin Ahmeti nëntë minuta para fundit.
Me këtë triumf, kryeqytetasit prijnë në tabelë pas shtatë xhirosh me 16 pikë, një më shumë se Ballkani kurse Ferizaj është i fundit me gjashtë pikë./Arbresh.info
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”