Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes të disa armëve dhe pajisjeve të tjera në një bodrum në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla se asnjë pjesë e territorit nuk është më strehë as për kriminelë as për armatim.
“Asnjë pjesë e territorit të Republikës sonë nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit tonë. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga. Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia gjen armë dhe pajisje ilegale në Mitrovicën e Veriut
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...