Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zbuluar armë dhe pajisje të tjera ilegale në një podrum afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.
Gjatë kontrollit në vendngjarje janë gjetur një pushkë automatike, një pushkë gjahu, 50 fishekë, një kondak pushke, një palë pranga, një mbajtës pushke, një maskë kundër helmeve me çantën e saj, një këllëf arme dhe pesë karikatorë të zbrazët.
Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Policia e Kosovës fton qytetarët që çdo informacion lidhur me armë ilegale, substanca narkotike apo veprimtari të tjera të kundërligjshme ta raportojnë menjëherë përmes numrit 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë është i domosdoshëm për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimet e kundërligjshme”, thuhet në joftimin e policisë./Arbresh.info
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh