Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi do të jetë president i ardhshëm i Kosovës.
Sipas tij, në asnjë vend të botës nuk ndodh që presidentin e vendit ta duan të gjithë, duke shtuar se “nuk po e kuptoj gjithë këtë debat që po zhvillohet rreth kësaj teme dhe se detyra e presidentit është që ta respektojë Kushtetutën dhe të punoj duke u bazuar në të”.
“Arma e neve deputetëve është fjala dhe argumenti. Këto janë dy armët tona të cilat mund t’i përdorim, derisa të tjerat janë të ndaluara. Duhet të mbahen seancat, dhe nuk ka rëndësi ku mbahen, në cilat salla. Është e drejta edhe e opozitës që të propozojë edhe ajo një kundërkandidat për president. Në momentin që Thaçi do të zgjidhet në krye të shtetit, ai do të jap dorëheqje nga kryetari i partisë, duke kaluar kështu në një funksion tjetër”, ka theksuar Haliti.
Ai më tutje ka thënë se opozitës duhet t’i krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...